Ohri në kaos turistik – turistja bie në gropë ndërtimi, përfundon në spital me lëndime të rënda!

    Një turiste ka rënë në një gropë të pambrojtur të një objekti në ndërtim e sipër në rrugën “Partizanska” në Ohër, derisa është përpjekur ta kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Rasti është denoncuar në polici, ku thuhet se hapësira është shënuar si vend ku po bëhen ndërtime.

    Me lëndime të rënda, gruaja u dërgua në Spitalin Ortopedik dhe Traumatologjik Shën Erazmo. Edhe javën e kaluar, duke ecur përgjatë trotuarit në rrugën “Lazo Tërposki” në Ohër, pranë një kantieri, një qytetar për pak sa nuk ishte lënduar.

    “Papritmas, një shufër metalike ra nga kati i sipërm dhe përfundoi 30 centimetra larg meje. Ishte errësirë, kantieri i pa ndriçuar, pa asnjë paralajmërim apo rrjet sigurie. Kantieri i ndërtimit duket qartë se nuk është i siguruar sipas standardeve të përcaktuara, kompania e ndërtimit tashmë është njoftuar për incidentin, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, e cila për mua është një tronditje edhe më e madhe”, tha një banor i Ohrit.

    Ai thotë se e ndan këtë nga nevoja për të paralajmëruar, që dikush të tjetër mos lëndohet. Qytetarët thonë se nuk ndihen të sigurt, kur kalojnë pranë objekteve në ndërtim e sipër.

    “Jo gjithçka është siguruar. Është një jo-kulturë vendase afatgjatë shumë kohë më parë, jo nga tani. Në Zvicër, nëse ndodh një gjë e tillë, kryetari i komunës jep dorëheqje. A mendoni se ata që ndërtojnë nuk i përmbushin detyrimet e sigurisë? Aspak, është një ëndërr tek ne. Fatkeqësisht jo”, tha një qytetar.

    “Të gjithë ata që ndërtojnë duhet të respektojnë masat e sigurisë. Unë jam nga Shkupi, në Shkup nuk i kushtohet vëmendje fare, për fat të keq, askush nuk i zbaton masat, është gjë e tmerrshme”, u shpreh një qytetar.

    “Unë i kushtoj vëmendje dhe kurrë nuk përpiqem të kaloj pranë ndërtesave ku ndërtohet.

    A mendoni se ata që ndërtojnë duhet t’i respektojnë ligjet? Sigurisht që duhet”, theksoi një qytetar.

    Por autoritetet komunale pretendojnë se kantieret e ndërtimit në Komunën e Ohrit, janë të sigurta dhe se deri më tani nuk janë vendosur gjoba për kundërvajtje, sepse investitorët me kohë i kanë siguruar kantieret me gardh mbrojtës dhe shenja rreziku.

    “Për rënien e armaturave dhe situatave të ngjashme në një kantier ndërtimi, ato janë të paparashikueshme dhe për të mos pasur pasoja rreziku të punëtorëve të ndërtimit dhe popullatës përreth, investitorët dhe autoritetet mbikëqyrëse të jenë të kujdesshëm gjatë ngritjes dhe uljes së materialeve të ndërtimit”, thonë nga Komuna e Ohrit.

    Në Ohër, ashtu si në shumë rajone të tjera po ndërtohet në mënyrë masive. Qytetarët kërkojnë kontrolle dhe sanksione më të mëdha nga autoritetet komunale, sepse shumë prej objekteve po ndërtohen përgjatë rrugëve dhe trotuareve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

    Lajmi i rradhës

    Arsovska: Çairi, “vrima e zezë” e Shkupit dhe komuna me më shumë krime se çdo tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë