“Përplasjet politike për pagat gjithmonë bëhen në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve”

    Ndërkohë nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave, Ivan Peshevski, thotë se përplasjet politike për pagat gjithmonë bëhen në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve.

    Peshevski thekson se çmimet po thyejnë rekorde, ndërsa për pagën minimale autoritetet nuk tregojnë asnjë gatishmëri për të vepruar.

    Nga Lidhja e Sindikatave thonë se jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ndërsa inflacioni prej kohësh ka shteruar pagat e rritura.

    “Shohim se qeveria ende nuk tregon gatishmëri, as Kuvendi, për ndryshime të shpejta të ligjit për pagën minimale, gjë që nuk lejon zbatimin e aktiviteteve dhe organizimin e protestave dhe grevës së përgjithshme në të gjithë territorin. Kjo mund të vendoset si vendim nga organi më i lartë i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, pra kryesia e LSM-së, dhe besoj se do të kemi një vjeshtë të nxehtë me punëtorët në rrugë, nëse palët e përfshira – punëdhënësit dhe qeveria – nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për të rritur të gjitha pagat, duke përfshirë edhe pagën minimale”, tha Ivan Peshevski – nënkryetar i LSM-së./ Alsat

    Lajmi Paraprak

    Objektet që shfrytëzohen nga pushteti qendror do të duhet t’i nënshtrohen rikonstruimit së paku 3% të hapësirës

    Lajmi i rradhës

    Të huajt – Lehtësohet leja e qëndrimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë