“Shporta shkollore” – sa arritën të kursejnë qytetarët e RMV-së

    Pas deklaratës së djeshme të zëvendësministrit të Ekonomisë Marjan Risteski se “shporta shkollore” u kurseu familjeve 3,000 denarë, qytetarët sa arritën të kursenin?

    “Asgjë nuk kursejmë. Asgjë nuk kursejmë asgjë, çmimet janë shumë të larta. Thjesht i gënjejnë njerëzit, asgjë tjetër”, tha një qytetare.

    “Ishte njësoj si më parë, pak më shtrenjtë, por ishte njësoj”, u shpreh një student.

    “Mendoj se kjo është pak, duhet më shumë sesa ato që po ofrojnë”, u shpreh një tjetër qytetare.

    Zëvendësministri i Ekonomisë tha se gjatë zbatimit të këtij aksioni, u kryen rreth 400 inspektime të jashtëzakonshme, në të cilat u identifikuan mangësi të vogla, të cilat u korrigjuan menjëherë në vendet ku shiteshin materiale shkollore. Masa qeveritare “shporta shkollore” zgjati një muaj, nga 15 gushti deri më 15 shtator. Ajo parashikonte ulje të çmimeve të materialeve shkollore – të paktën 10% në shitjen me shumicë dhe 15% në shitjen me pakicë. Çmimi referues që u mor për krahasim është ai nga 1 Qershori. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Merkel: BE-ja duhet të jetë më e fortë për të mbijetuar në botën e Rusisë, Kinës dhe Trumpit

    Lajmi i rradhës

    Merz: vjeshtë e “vendimeve të rëndësishme” në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë