Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë hapet sonte, më 1 tetor 2025, ora 19:00, me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” nga Teatri “Adriana” – Ferizaj, një komedi politike dhe satirike që trajton ngjarjet historike të lindjes së shtetit të Kosovës. Biletat kushtojnë 200 denarë për ata që duan të ndihmojnë teatrin, ndërsa për të ndjekur vetëm shfaqjet, hyrja është falas, shkruan Nistori.
Teatri “Adriana” – Ferizaj
“FLUTURIMI MBI TEATRIN E KOSOVËS”
Autor: Jeton Neziraj
Regjisor: Agon Myftari.
Skenograf: Mentor U. Berisha
Kostumet: Eleonora Gagica
Muzika: Lindita Isufi
Mjeshtër ndriçimi: Hajrullah Elezi; Mjeshtër skene: Avni Ajvazi; Zërimi/Toni: Naim Berisha; Grimi: Krenare Hajdari, Rekuzitat: Florim Hashani; Teknik skene: Florim Hashani, Valmir Hashani; Dizajni Grafik: Ngadhnjim Ismani;
Aktorë:
Blin Mani
Nexhat Xhokli
Dardane Mehmeti
Sherif Bega
Elton Tahiri
Një komedi politike, satirike dhe shpeshherë absurde – që, përmes rrëfimit të një trupe teatrore, trajton me humor dhe reflektim një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit: lindjen e shtetit të Kosovës.
Shfaqja fluturon mbi realitetin tonë me humor, turbulenca dhe ironi të mprehtë, duke e kthyer skenën në një vend për të qeshur, për të menduar dhe për të parë nga afër përballjen e artit me realitetin.
Programi i plotë i festivalit:
- 01.10.2025 – Teatri “Adriana” – Ferizaj: Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës
- 02.10.2025 – Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë: Art
- 03.10.2025 – Teatri i Qytetit “Abdulla Krashnica” – Preshevë: Një dorëzim në Spokan
- 04.10.2025 – Teatri i Qytetit & ANAMOUR – Gjilan: Djali
- 05.10.2025 – Teatri i Gostivarit – RMV: Njeriu që pa vdekjen me sy
- 06.10.2025 – Teatri i Tetovës: Premierë Në përballje me vdekjen
Biletat mund të merren çdo ditë nga ora 11:00 deri 19:00 te biletaria e Teatrit të Tetovës.
Ndryshe, Festivali i Teatrit të Tetovës këtë vit shënon edicionin e 10-të, duke përkuar me një dekadë përkushtim artistik dhe sfida të vazhdueshme. Në kuadër të festivalit, që zhvillohet nga 1 deri më 6 tetor 2025.
Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi Sopi, theksoi ditë më parë për Nistorin se, festivali ka si prioritet publikun dhe synon ngritjen e nivelit të programit përmes një organizimi të veçantë. /Nistori/







