Vetëm 16.4 për qind e kompanive në RMV kanë kryer e-shitje

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025, vetëm 16.4 përqind e subjekteve afariste që kanë mbi dhjetë të punësuar kanë kryer e-shitje, pra kanë pranuar porosi përmes rrjeteve sociale.

    Në subjektet që kanë 10-49 të punësuar kanë kryer shitje 15.3 përqind e këtyre kompanive, te ato me 50-249 të punësuar kanë kryer e-shitje 19.9 përqind e kompanive, ndërsa e-shitje kanë kryer 36.6 përqind e kompanive që kanë më shumë se 250 të punësuar.

    “Gjatë vitit 2025, 99.2% e subjekteve afariste kanë përdorur kompjuter në punët e tyre”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se 97.2 përqind e subjekteve afariste kanë pasur qasje në internet.

    Lajmi Paraprak

    Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

    Lajmi i rradhës

    BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë