Dashmir Afeti i LSDM: Zhelina meriton më shumë – ne jemi ndryshe dhe gati për punë

    Në një paraqitje publike para banorëve të Zhelinë, bartësi i listës për këshilltarë komunal, Dashmir Afeti nga radhët e LSDM u shpreh se fushata e tij nuk është vetëm një garë për mandate, por një përgjegjësi për të udhëhequr një ekip njerëzish të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar ndaj Zhelinës dhe banorëve të saj, përcjell Nistori.

    “Qëndroj sot para jush jo vetëm si kandidat për këshilltarë, por si bartës i një përgjegjësie të madhe — përgjegjësi për të udhëhequr një ekip njerëzish të ndershëm, të shkolluar dhe të guximshëm, që janë gati të punojnë për Zhelinën dhe për të gjithë ne,” deklaroi ai.

    Ai theksoi se në listën e tij nuk ka njerëz të rastësishëm, por individë që njihen nga komuniteti, që dinë realisht se çfarë mungon në komunë.

    “Zhelina meriton më shumë: rrugë të mirëmbajtura, shkolla moderne, kanalizim funksional, pastrim të rregullt, ndriçim publik dhe shërbime të denja për qytetarët,” shtoi kandidati.

    Në fjalën e tij, ai nënvizoi se qytetarët meritojnë një administratë që nuk i mbyll dyert, por dëgjon, kupton dhe vepron sipas nevojave të tyre.

    “Kërkoj votën dhe besimin tuaj për të bërë një punë ndryshe — në interes të përbashkët dhe jo për xhepat e disa individëve. Ne nuk jemi këtu për të premtuar gjatë fushatës dhe për t’ju harruar pas zgjedhjeve. Jemi këtu për të qenë zëri juaj në çdo mbledhje të këshillit komunal,” u shpreh ai.

    Në fund të fjalës së tij, kandidati bëri thirrje për përkrahje të listës së tij në zgjedhje.

    “Të nderuar qytetarë, kërkoj përkrahjen tuaj. Të votojmë numrin 5, të votojmë listën e këshillit, të sjellim Zhelinën në rrugën e zhvillimit, transparencës dhe shpresës. Duke votuar numrin 5, zgjidhni ekipin që nuk do t’ju zhgënjejë. Zgjidhni të ardhmen tonë më të mirë.” /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rigjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, pesë vite burg për Boki 13

    Lajmi i rradhës

    Mbështetja për Listën Serbe bie, ndikimi i Vuçiqit vazhdon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë