Zgjedhjet / Rivotim për këshillin në Shuto Orizare

    Kutia e votimit / Fotografia: Nistori

    Në 3 vendvotime në Shuto Orizare do të rivotohet për këshilltarë më 2 nëntor, pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të ankesave nga Unioni i Romëve rreth zgjedhjeve kurse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se rivotimi mund të sjell ndryshim të mandateve të këshilltarëve.

    “Për Komunën e Shuto Orizarit zgjedhjet do të përsëriten pas vendimit të Gjykatës Administrative në vendvotimet 2961, 2962 dhe 2966”, tha Abdush Demiri, Nënkryetar i KShZ-së.

    Në të gjithë komunat e tjera dhe në Qytetin e Shkupit, KShZ-ja konstatoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së këshilltarëve.

    Më dy nëntor do të votojnë edhe qytetarët e 33 komunave ku zgjedhja e kryetarit të komunës nuk u arrit me rrethin e parë më 19 tetor. Në këto komuna, sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave nga rrethi i parë zgjedhor.

    33 komuna në rrethin e dytë:

    Aerodrom

    Bogovinë

    Bërvenicë

    Vallandovë

    Vinicë

    Dibër

    Debarcë

    Demir Kapi

    Dojran

    Dollnen

    Zërnovcë

    Karposh

    Kërçovë

    Konçe

    Koçan

    Krushevë

    Kumanovë

    Llozovë

    Makedonska Kamenicë

    Makedonski Brod

    Mogilla

    Negotivë

    Probishtip

    Rankovce

    Rosoman

    Strugë

    Studeniçan

    Tetovë

    Qendër

    Qeshinovë Oblishevë

    Çuçer Sandevë

    Shuto Orizare

    Qyteti i Shkupit

    Votimi për kryetarët e komunave ka përfunduar në 44 komuna dhe rezultatet janë zyrtarizuar. Zgjedhjet nuk ishin të suksesshme në katër komunat ku nuk u arrit censusi.

    “Janë gjithsej 44 komuna ku është zgjedhur kryetar komunë me rezultate përfundimtare në rrethin e parë. Mbeten katër komuna për zgjedhjen e kryetarit në të cilat kemi konstatuar se nuk ka census prej të paktën 1/3 se votuesve dhe në ato katër komuna, Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe në Mavrovë-Rostushë do të ketë procedurë të re zgjedhore për kryetar e cila do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, u shpreh Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vrasja makabre në Kavadar, ngritet aktakuzë ndaj 43 vjeçarit

    Lajmi i rradhës

    Të dhëna shqetësuese për goditjen në tru, rreth 5000 brenda një viti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë