Netanyahu urdhëroi rifillimin e sulmeve në Gazë

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë sulme intensive ndaj Rripit të Gazës, pas akuzave ndaj Hamasit për shkelje të armëpushimit.

    Izraeli ka akuzuar Hamasin se ka “inskenuar” kthimin e trupave dhe “rivarrimin e mbetjeve”, ndërkohë që të dyja palët rrisin akuzat e ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Gaza.

    “Ndër të tjera, pas konsultimeve të sigurisë, kryeministri Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë menjëherë sulme të fuqishme ndaj Rripit të Gazës”, thuhet në një deklaratë të kabinetit të tij, raporton timesofisrael.

    Ndërkohë, krahu ushtarak i Hamasit njofton se po shtyn dorëzimin e trupit të një pengu, i cili ishte planifikuar për orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

    Në deklaratën e tyre, militantët thonë se kjo masë është përgjigje ndaj “shkeljeve të marrëveshjes së armëpushimit nga pushtuesi”.

    Më parë, Hamasi kishte njoftuar se do të dorëzonte sot trupin e një pengu izraelit.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia e politikës afatshkurtër

    Lajmi i rradhës

    Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë