Danella Arsovska e fal sulmuesin, Rexhep Nuredinin dënohet me kusht

    Dënim me kusht prej dy vitesh burg mori Rexhep Nuredini për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, incident që ndodhi në qershor të këtij viti në Çair.

    Gjykata Penale e shqiptoi dënimin bazuar në pranimin e fajit, me kusht që ai gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

    Avokati Naser Raufi deklaroi se i akuzuari ka treguar pendim të sinqertë dhe ka kontribuar për përfundimin e shpejtë të procedurës, ndërsa kryetarja ia ka falur dhe nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim material-ligjor.

    Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të një ndërtese pa leje, ndërsa Nuredini akuzohej për veprën penale “dhunë”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dogana konfiskon 130 kilogramë marihuanë në Tabanoc

    Lajmi i rradhës

    Ndërron jetë Fatos Nano

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë