Për 9 muaj, shteti ka mbledhur 58,7 milionë euro nga pikat e pagesave në autostrada

    Të ardhurat totale nga taksat e pikëpagesave për nëntë muajt e parë të vitit arritën 3.611.645.604 denarë (rreth 58,7 milionë euro), njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Në shtator, qarkullimi në pikat e pagesës ishte 401.971.971 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës, kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, u regjistruan:

    Gusht: 494.308.025 denarë
    Korrik: 469.811.647 denarë
    Qershor: 399.325.680 denarë
    Pika e pagesës më fitimprurëse është ajo në Rramanli, ndërsa të ardhurat më të ulëta janë regjistruar në Kadrifakovë.

    Sa i përket pagesës elektronike, në shtator, arkëtimi nga faturat e lëshuara përmes ETC arriti në 30.870.116 denarë, ndërsa përmes rimbushjes online në internet u arkëtuan 30.888.802 denarë. Pagesat përmes sistemit “Open Balkan” për këtë muaj arritën në 10.486.530 denarë.

    Nga NPRRSH theksojnë se pagesa elektronike ka arritur tashmë 35% të totalit.

    Në fazën përgatitore ndodhet projekti për plotësimin e pajisjeve M-TAG dhe Mkard, dhe siç bëjnë të ditur nga NPRRSH, së shpejti pritet që përmes personave juridikë të fillojë shitja me pakicë e pajisjeve M-TAG në të gjithë vendin.

    Lajmi Paraprak

    Katër persona do të ndiqen penalisht për organizim të përleshjeve me qen

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, një në dy persona ndihet i pasigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë