Videot e rreme me IA kanë shkatërruar atë që dikur doja tek Instagram-i

    Frieda Hughes, poete dhe piktore (vajza e poetes Sylvia Plath) / The Independent
    Përktheu: Telegrafi

    Neveria ndaj Instagram-it
    Dikur i doja putrat e maceve tua lozonjare,
    Dhe marifetet që bënin mbi kapakun e koshit të kuzhinës,
    Edhe shkatërrimin që qeni ia bënte mobileve të dhomës.
    U bëra lehtë e varur nga recetat interesante
    Që kurrë s’do t’i gatuaja, por më pëlqente t’i shihja,
    Deri në këtë javë, kur njohja e realitetit tënd mes mashtrimeve të IA-së [Inteligjencës artificiale]
    U shndërrua në humbje të madhe kohe – kur koha është valutë.
    Një gorillë që lëkundej nga një degë që u thye
    Para shokut të tij që qeshte, dhe gishtat e tij
    Që ende vareshin në trung – një gabim i montazhit në imagjinatë.
    Dhe një burrë me trup një ton të mishit që varej,
    Me pak rroba, nga lart dukej
    Teksa nxirrej me vinç nga një dritare e katit të sipërm në Amerikë –
    Gati bindës, por montazhi i IA-së
    Ma rrëmbeu vëmendjen në një gënjeshtër
    Rreth madhësisë së tij gjigante.
    Kështu që tash nuk besoj më te arritjet tua, dhe dyshoj në postimet e tua.
    Për herë të parë, nuk kam më interes për Instagram-in,
    Sepse mashtrimet e të tjerëve me inteligjencë artificiale
    E turbullojnë realitetin
    Që dikur më tërhiqte aq shumë.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq sërish në shënjestër: hetimi italian për “Sniper Safari” ringjall akuzat për vrasje ndaj civilëve në Sarajevë (Video)

    Lajmi i rradhës

    BDI: raporti i KE-së dëshmoi se vendi nuk ka përparim në rrugën europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë