Pas dy seancave të shtyra gjyqësore, sot në Gjykatën Themelore në Tetovë, në seancën kryesore për keqpërdorimet në ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, prokurori Hanefi Ameti lexoi një pjesë të materialit dëshmues. Të akuzuarit janë Sejdi Shashivari, pronar dhe menaxher i “Urban Plan Construction”, dhe vetë personi juridik, Haki Fazliu, ish-drejtor i Qendrës s Pallatit për Kulturë “Iljo Anteski Smok” nga Tetova, Artan Arslani, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik ish-ushtrues detyre drejtor i Qendrës për Kulturë, dhe Bajram Muça si inxhinier kryesor mbikëqyrës i angazhuar si organ mbikëqyrës në zbatimin e kontratës së prokurimit publik nga viti 2015 deri në vitin 2020, përcjell Nistori.
Sipas aktakuzës, Shashivari si i pandehuri i parë dhe personi juridik si i pandehuri i dytë akuzohen për veprën penale keqpërdorim në procedurën e prokurimit publik, Fazliu dhe Arslani akuzohen për keqpërdorim të pozicionit dhe autorizimit yrtar, dhe Muça për pakujdesi.
Kur u pyet nga gjyqtari Elvedin Ferati nëse të pandehurit e kuptuan aktakuzën, të gjithë u përgjigjën pozitivisht, përveç Shashivarit, i cili fillimisht deklaroi “Nuk e kam idenë dhe se kjo nuk lidhet me mua”, dhe më pas tha se e kuptoi, por ajo që ishte në aktakuzë nuk kishte të bënte fare me të. Kur u pyet nga gjyqtari nëse të pandehurit ndiheshin fajtorë për atë për të cilën akuzoheshin, të gjithë u përgjigjën se nuk ndiheshin fajtorë.
Pas kësaj, gjykata vazhdoi me leximin e listës së provave të përgatitura nga Prokuroria. Duke qenë se si Prokuroria ashtu edhe Mbrojtja propozuan thirrjen e ekspertëve, seanca kryesore u shty dhe seanca tjetër u caktua për të përfshirë seancat dëgjimore nga ekspertët e propozuar nga Prokuroria, ekspertët ekonomikë dhe të ndërtimit.
Gjyqtari Ferati caktoi seancën tjetër për 10 dhjetor dhe caktoi dy seanca të tjera, për 30 dhjetor dhe 20 janar 2026. /Nistori/






