Më 26 nëntor, Teatri i Tetovës do të ngjitet në skenën e Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Prishtinë me shfaqjen “Në përballje me vdekjen”, me regji të Afërdita Nuhijit. Trupa tetovare është pjesë e edicionit të tretë të festivalit, i cili këtë vit mbledh në një skenë teatro nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Nistori.
Në festival do të paraqiten:
22.11 – “Si ta doni” – Teatri Kombëtar, Tiranë
22.11 – “Një dorëzim në Spokan” – Teatri Oda, Prishtinë
23.11 – “Vojcek” – Teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë
23.11 – “Na ishte njëherë” – Teatri “A.Z. Çajupi”, Korçë
24.11 – “Martesa” – Teatri Kombëtar, Prishtinë
25.11 – “Babai” – Teatri Kombëtar Eksperimental, Tiranë
25.11 – “Marrëdhëniet” – Teatri i Gostivarit
26.11 – “Në përballje me vdekjen” – Teatri i Tetovës
26.11 – “Komedía e zezë” – Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren
27.11 – Ceremonia e mbylljes
Programi përfshin prodhime të zhanreve të ndryshme, nga klasikët tek dramat bashkëkohore, duke ofruar një panoramë të gjerë të skenës teatrore shqiptare. Shfaqja e Teatrit të Tetovës vjen më 26 nëntor, në të njëjtën mbrëmje kur prezantohet edhe “Komedía e zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit.
Festivali “Moisiu” mbyllet më 27 nëntor me ceremoninë finale. /Nistori/






