RMV, nxënësit që do të mungojnë një kohë të gjatë, do të ndjekin mësime onlajn

    Ministria për Arsim dhe Shkencë ka përpilua manualin për mësimdhënësit dhe broshurë për nxënësit dhe familjet e tyre në situatat kur nxënësi do të mungojë një kohë të gjatë nga mësimi për shkaqe shëndetësore.

    “Manuali është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm dhe në të janë të përmendura hapat konkretë për integrimin e suksesshëm në mësimdhënie të nxënësve që mungojnë nga klasa për më shumë se tre javë për shkak të arsyeve shëndetësore”, deklaruan nga Ministria

    Manuali është përgatitur nga një ekip i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare “SANO”.

    “Mësimdhënësit marrin udhëzime për përcaktimin e llojit të mësimdhënies në të cilin do të përfshijnë nxënësin, planifikimin dhe realizimin e mësimit, mbajtjen e evidencës pedagogjike, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësit. Janë theksuar gjithashtu shembuj konkretë për mundësimin e vazhdimësisë së arsimit për nxënësin që nuk e ndjek mësimin me prani fizike për arsye të justifikuara”, deklaruan nga Ministria.

    Në lidhje me këtë çështje, është përpiluar edhe një broshuë për mësimdhënësit, nxënësit dhe familjet e tyre.

    Mësimi do të organizohet nga shkolla, e cila në rast nevoje duhet të sigurojë edhe tablet për nxënësin.

    Lajmi Paraprak

    RMV, rritja natyrore vazhdon të jetë nën zero

    Lajmi i rradhës

    Tatimet, komunat me 120 milionë euro minus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë