Një drejtoreshë në RMV kapet me certifikatë të falsifikuar për anglishten

    SPB Shtip – DPB Dellçevë, në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë, ngriti kallëzim penal kundër D.C. (53) nga Dellçeva për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti” nga Kodi Penal.

    Më 01.06.2023, ajo bleu test të falsifikuar të gjuhës angleze nga Bullgaria dhe më 29.06.2023, e dorëzoi atë si shtojcë në dokumentet për shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të shkollës së mesme “Metodi  Mitevski Brico” në Dellçevë.

    Në bazë të dokumenteve të paraqitura, komisioni arriti në përfundimin se D.C. i plotëson kushtet e përcaktuara në shpalljen publike, dhe pas procesverbalit të përgatitur, kryetarit të komunës së Dellçevës iu dorëzua propozim që ajo të zgjidhet drejtoreshë. Në bazë të propozimit të paraqitur, më 12 korrik 2023, kryetari i komunës së Dellçevës përgatiti vendim me të cilin aplikantja u zgjodh drejtoreshë e shkollës.

    Lajmi Paraprak

    Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Padi dhe kallëzime penale kundër MPB për “Qytetin e Sigurt” dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë