Ajri ende është i ndotur në RMV, por të paktën tani kemi një faqe më të mirë për ta monitoruar

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor prezantoi portalin dhe aplikacionin e ri për cilësinë e ajrit, përcjell Nistori.

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njoftoi sot se është vënë në funksion portal i ri në internet për cilësinë e ajrit, i qasshëm në adresën ekzistuese https://air.moepp.gov.mk.

    “Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit mund të shihen në kohë reale, si më parë. Risia është se ato tani krahasohen me një indeks të ri, në përputhje me Indeksin Europian të Cilësisë së Ajrit, i cili filloi të zbatohet më 4 korrik 2025. Faqja ka përmirësuar performancën, ofron analiza më të detajuara për tejkalimet e vlerave kufitare gjatë vitit aktual, si dhe analiza vjetore për vitet e mëparshme”, theksoi Ministria.

    Gjithashtu, MMJPH njoftoi se është publikuar një aplikacion celular për shfaqjen e të dhënave të cilësisë së ajrit për Android dhe iOS. Lidhjet për shkarkim mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë.

    Ndryshe, Shkupi këtë mëngjes u rendit i dyti në listën e qyteteve më të ndotura në Europë sipas të dhënave nga platforma e matjes së cilësisë së ajrit “IQ Air”. Edhe pse Shkupi është në vendin e 15-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë, me një indeks ndotjeje prej 159, midis qyteteve europiane, vetëm kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva, është përpara tij, me një indeks ndotjeje prej 297. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Publikohen emrat e kryetarëve të komunave “të rinj dhe të vjetër” që nuk kanë deklaruar gjendjen e pasurisë

    Lajmi i rradhës

    Komisioni i Venecias: meritokracia të jetë kriter bazë për punësim në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë