Peshku luan “pushton” Gjirin e Vlorës, peshkatari: ka helm, nuk duhet të konsumohet

    Peshku luan, një specie tepër e rrezikshme, është shtuar ndjeshëm në Gjirin e Vlorës dhe po kapet pothuajse çdo ditë në rrjetat e peshkatarëve.

    Sipas peshkatarit Sherif Dyrmishi, peshku është kapur në një thellësi deri në 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë zonës së Karaburunit.“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet,” u shpreh Dyrmishi, duke theksuar se kjo specie duhet të eliminohet për shkak të rrezikut që paraqet. Peshku luan ka gjemba helmuese dhe prekja e tij mund të shkaktojë helmim të rëndë.

    Kjo specie gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe zakonisht jeton në thellësi të mëdha, ndërsa prania e tij në ujërat e Adriatikut dhe Jonit konsiderohet shqetësuese nga specialistët, për shkak të ndikimit negativ në ekosistemin detar dhe rrezikut për peshkatarët.

    Lajmi Paraprak

    Kur çmimet online bëhen barrë dhe jo ndihmë!

    Lajmi i rradhës

    NËN VIJËN E UJIT | Fati i përbashkët i Bregallnicës dhe Drinës (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë