“Stop për Usjen” bën thirrje për bllokadë civile të enjten: shëndetësia po cenohet në kurriz të fitimit

    *Fotografia është ilustruese

    Iniciativa e qytetarëve “Stop për Usjen” të enjten, më 25 dhjetor me fillim në ora 18:00 bën thirrje për bllokadë të qytetarëve në udhëkryqin në bulevardin “Boris Trajkovski” dhe bulevardin “Serbia”.

    Njëherit, iniciativa e qytetarëve do të mbajë konferenë shtypi në të cilën publikisht do të shpalosen kërkesat deri te institucionet kompetente, me qëllim të zgjidhjes përfundimtar dhe afatgjate të problemit me ndotjen e ajrit në Shkup, për të cilën thonë nga atje, është shkaktuar nga Çimentorja Usje.

    “Bllokada është organizuar si protestë paqesore, por vendimtare kundër helmimit të vazhdueshëm të shkupjanëve, e cila me vite po zhvillohet me dije, tolerancë dhe mbështetje institucionale nga ana e organeve shtetërore. Në vend të mbrojtjes së shëndetit publik, jemi dëshmitarë të injorimit sistematik të të dhënave alarmante, mosveprim dhe fshehje të përgjegjësisë”, thuhet në kumtesën e “Stopë për Usjen”.

    Nga atje thonë se mesazhi është i qartë, ndërsa ai është se më nuk do tëheshtetet dhe nuk do të prolongohet revolti dhe më nuk do të lejohet sakrifikim të shëndetit të qytetarëve në kurriz të fitimit.

    Lajmi Paraprak

    “Polici i mirë, polici i keq”: Uashingtoni dhe Brukseli në drejtime të kundërta për Bjellorusinë

    Lajmi i rradhës

    Shkupi vazhdon të jetë qyteti i dytë me ajrin më të ndotur në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë