ASKUSHËT

    Poezi nga: Eduardo Galeano
    Përktheu: Erion Karabolli

    Ëndërrojnë pleshtat që të blejnë një qen,
    ëndërrojnë që të shpëtojnë prej mjerimit,
    që befas ndonjë ditë të shenjtë
    reshje prej fati të mbarë të bjerë mbi ta,
    që fati i mbarë me gjyma t’u derdhet përsipër:
    por fati i mbarë nuk u bie as dje, as sot,
    as nesër, as kurrë,
    as si vesë prej qiellit fati i mbarë nuk bie,
    le të luten sa të duan askushët
    madje edhe dora e majtë le tu kruhet,
    apo me këmbën e djathtë të ngrihen,
    apo vitin ta nisin me fshesë të re.
    Askushët: bijtë e askujt,
    zotët e asgjësë.
    Askushët: askërkushët, të papërfillurit,
    përzënë lepurin, vdesin jetën, të mbaruar,
    të marrëfund:
    Që s’janë, edhe pse janë.
    Që s’flasin gjuhë, por dialekte.
    Që nuk kanë fe,
    por besëtytni.
    Që s’krijojnë art, por artizani.
    Që s’kanë aspak kulturë.
    Që s’janë qenie njerëzore,
    por burime njerëzore.
    Që s’kanë fytyrë, por krahë.
    Që s’kanë emër, por numër.
    Që nuk shfaqen në historinë botërore,
    por në kronikat e zeza të gazetës lokale.
    Askushët,
    që vlejnë më pak
    se plumbi që i vret.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e pret Kosovën ndërsa BE-ja nis heqjen e masave?

    Lajmi i rradhës

    Ushqyerja me gji ka efekte pozitive edhe në trurin e nënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë