Shtyhet gjyqi i ish-kryetares së KShPK-së, Dimitrovska, për zbulim të sekreteve dhe falsifikim testesh

    Seanca e sotme gjyqësore në rastin kundër ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Tatjana Dimitrovska, u shty, pasi Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur se cila prokurori është kompetent për të zhvilluar procedurën, përcjell Nistori.

    Siç u njoftua në seancë, pritet një vendim nëse çështja do të merret nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit apo nga Prokuroria Themelore Publike. Shtyrja vjen pas një ankese të paraqitur nga mbrojtja e të pandehurës Biljana Petrovska Manteva, e cila akuzohet për zbulimin e sekretit zyrtar në këtë rast.

    Dimitrovska akuzohet për dy vepra penale: zbulimin e sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të Termocentralit Negotin, Nebojsha Stojanoviq, i pandehur në rastin “Additive”, si dhe falsifikim kompjuterik, përkatësisht se auditori Mile Stolevski ka dhënë testin për marrjen e certifikatës së sigurisë për qasje në informacione të klasifikuara në emër të saj.

    Përveç Dimitrovskës, në bankën e të akuzuarve ishin edhe prokurori Stolevski, si dhe të pandehurit Borce Najdov dhe Biljana Petrovska Manteva. Gjatë procedurave të deritanishme, Prokuroria kërkoi që çështja të bashkohej me rastin “Aditiv”, por gjykata vendosi ta ndajë procedurën vetëm në lidhje me të pandehurin Borce Najdov.

    Avokati mbrojtës i Dimitrovskës, Vladimir Tufegxhiq, pohon se informacioni që ajo ndau nuk përbën sekret zyrtar, pasi është i disponueshëm publikisht, ndërsa për çështjen që lidhet me certifikatën, ai thekson se vendimtare kanë qenë kontrollet e sigurisë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, jo testi vetë. Mbrojtja njoftoi se do të dëshmojnë përfaqësues nga ASK dhe KShPK dhe pret lirimin e klientes nga akuzat.

    Nga ana tjetër, Prokuroria thekson se disponon prova të forta materiale dhe verbale, dhe analiza e të dhënave të nxjerra nga telefoni celular i Dimitrovskës, që përfshin pothuajse 250,000 të dhëna elektronike, është drejt përfundimit.

    Një seancë e re dëgjimore për këtë çështje është caktuar më 18 shkurt të këtij viti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Studim: shkrimi me dorë e zhvillon më shumë trurin sesa tastiera

    Lajmi i rradhës

    Pse është e lodhshme “arkitektura e vetvetes”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë