“Air Care”: sot më të ndotura janë Strumica, Kumanova dhe Shkupi

    Sipas të dhënave nga faqja “Air Care”, disa qytete në Maqedoninë e Veriut sot janë jashtëzakonisht të ndotura. Në krye është Strumica, ku në zonat më të ndotura indeksi arrin 399.

    Për vendin e dytë këtë mëngjes është “garë e ngushtë” mes Kumanovës, me indeks ndotjeje 255 dhe Shkupit me indeks 247.

    Pas tyre vijnë Kavadari dhe Krusheva, ku indeksi i ndotjes është 164 dhe 176.

    Shkupi këtë mëngjes renditet i katërti ndër qytetet më të ndotura në Evropë me mbi 300,000 banorë, menjëherë pas Beogradit dhe Krajovës.

    Qyteti më i ndotur në Evropë sot është përsëri Sarajeva.

    Lajmi Paraprak

    Bashkëpunimi me drejtësinë kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Bundeswehri nis pyetësorët e rekrutimit për shërbimin e ri ushtarak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë