Ahmeti: nuk jemi të interesuar që të jemi pjesë e qeverisë!

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në TV21 tha se nuk janë të interesuar që të jenë pjesë e Qeverisë, por shtoi se të interesuar janë për tema të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë te qytetarët.

    “Ne nuk jemi të interesuar për në Qeveri, sepse tani është bërë koxha pazarë. Ne jemi të interesuar për tema të cilat ndikojnë drejpërdrejtë në raujtjen e stabilitetit të shtetit, tema të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e raporteve të mira ndëretnike”, deklaroi kreu i BDI-së, Ahmeti.

    Tutje kreu integristë theksoi se gjërat se si shkojnë tani nuk janë sinjale të mira siç shtoi ka pakënaqësi të brendshme edhe te shqiptarët.

     Megjithatë, sipas Ahmetit, Mickoski më pas ka ndryshuar qëndrimin. Ai theksoi se kjo marrëveshje ishte arritur në takimin e parë, ndërsa në takimin e dytë, siç u shpreh, nga ana e VMRO-DPMNE-së ishin prezantuar dy opsione të tjera, të cilat ai nuk i kishte pranuar.

    Sipas Ahmetit, këto takime janë zhvilluar para se qeveria aktuale të mbushte 100 ditë në pushtet.

    TV21: Kur thatë se do të takoheshit kokë më kokë me Mickoskin, kjo u interpretua si një përpjekje për t’u harmonizuar rreth zgjedhjeve të parakohshme. A është e saktë kjo?

    Ahmeti: Jo, nuk është kështu. Për zgjedhje parlamentare kam biseduar me Hristijan Mickoskin shumë më herët, më shumë se një vit më parë, ndoshta edhe më herët.

    TV21: Ndoshta Mickoski tashmë ka ndryshuar qëndrim?

    Ahmeti: Jo. Atëherë u dakorduam që, paralelisht me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, të mbaheshin edhe zgjedhje parlamentare.

    TV21: Dhe ai nuk e mbajti fjalën?

    Ahmeti: Me siguri në VMRO-DPMNE kanë bërë analizat e tyre dhe, në takimin e dytë, prezantuan dy opsione të reja me të cilat unë nuk u pajtova. Kështu mbeti situata, ashtu siç është edhe sot.

    TV21: Pra, këto bisedime kanë qenë shumë më herët. Ndoshta tani Mickoski ka ndryshuar qëndrim?

    Ahmeti: Këto bisedime janë zhvilluar në kohën kur Qeveria ende nuk kishte mbushur 100 ditë në pushtet.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Maqedonisë, thirrje dhe internet në BE pa kosto shtesë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania tejkalon ShBA-në si blerësi kryesor i kafesë braziliane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë