Respekto rregullat ose paguaj: publikohet lista e gjobave për “Qytetin e Sigurt”

    Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar shumën e gjobave, varësisht prej shkeljeve që regjistron sistemi “Qyteti i Sigurt”. Gjoba më e lartë është parashikuar të jetë 500 euro.

    Njoftimi i MPB-së:

    Shkeljet dhe sanksionet në kuadër të projektit “Safe City”

    • Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50km/h

    • Deri 10 km/h- gjoba deri 15 euro

    • Nga 10 deri 30 km/h- gjoba 50 euro

    • Nga 30 deri 50 km/h – gjoba nga 300 dhe ndalesë për vozitje të automjetit nga 3 deri 12 muaj

    • Për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit

    • Deri 30 km/h- gjoba deri 20 euro

    • Nga 30 deri 50 km/h- gjoba deri 50 euro

    • Nga 50 deri 70 km/h- gjoba 300 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj

    • Për kalim në semafor të kuq

    • Gjobë deri 250 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj

    • Për parkim në vend të ndaluar

    • Gjoba në shumë prej 25,40,150 dhe 180 euro, në varësi të shkeljes

    • Për pjesëmarrje në trafik me veturë të paregjistruar

    • Gjoba deri 500 euro
    • Nëse nuk kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i regjistrimit, gjoba është 100 euro.

    Lajmi Paraprak

    Protesta, antiprotesta dhe Shqipëria mendonjëse!

    Lajmi i rradhës

    Transportuesit e RMV: nuk jemi turistë në Shengen, as migrantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë