Bllaca prej vitesh pa transport publik, nxënësit detyrohen të ecin

    ”Nxënësit e fshatit Bllacë për të kryer shkollën e mesme u duhet që çdo ditë të udhëtojnë mbi 40 kilometra. Përveç kësaj, nxënësit nuk kanë transport publik në këtë fshat por detyrohen që të dalin në mes të fshatit dhe të presin qytetarë rasti të cilët do t’i dërgonin për në shkollat e mesme.” 

    Në mes të fshatit qëndron stacioni por autobusi i linjës urbane me numër 81, ka kohë që nuk qarkullon, thonë banorët e fshatit. Ata thonë se disa herë kanë kërkuar takim me udhëheqësit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik për të kërkuar përgjigjen se perse nuk qarkullon transporti publik në fshatin Bllacë.

    “Mund të themi që është problem kryesor e sidomos për nxënësit që udhëtojnë për në shkollë. Ky problem nuk është i sotëm por ka tre apo katër vite që ekziston. Gjithmonë kemi kërkuar takime dhe jemi takuar si nga partitë ashtu edhe institucionet por edhe NQP-së. Përgjigjën që kemi marrë është që shoferët nuk pranojnë të vozisin për në Bllacë.” Deklaroi një banor i Bllacës.

    ”Ne organizohemi me vetura private, i presim gjithë ditën fëmijët atje dhe i kthejmë prapë. E lus kryetarin e komunës së Çuçer Sandevës që të ngritë zërin por i lus edhe partitë politike pasi kemi nevojë për autobusin e transporti urban”. Deklaroin një tjetër banor i Bllacës.

    Përveç për nxënësit, mungesa e transportit publik po u shkakton probleme edhe punëtorëve të cilët udhëtojnë çdo ditë për në vendet e tyre të punës.

    ”Problemi është për transportin e nxënësve por edhe për të punësuarit, pasi jemi të detyruar që të bëhemi bashkë dy apo tre arsimtarë dhe të udhëtojmë bashkë. Problem tek nxënësit është që kanë mbetur edhe pa shkollë për shkak të transportit. Ka pasur nxënës që kanë qenë të shkëlqyeshëm dhe janë detyruar që të mos e vazhdojnë shkollimin për shkak të transportit.” – Ferid Jahi – Mësues i shkollës së Bllacës.

    Për problemin e banorëve të Bllacës me transportin publik, Alsat ka raportuar disa herë. Përgjigjet që kemi marrë nga NQP-ja ka qenë se transporti do të vendoset në qarkullim, por që nga ajo kohë e deri më sot, problemi ende nuk është zgjidhur. Edhe këtë herë nga Ndërmarrja nuk japin përgjigje./Alsat

    Lajmi Paraprak

    Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë përmes syve të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë