Mickoski për “Qyteti i Sigurt”: gati të marrë rrezik politik, edhe nëse bie Qeveria

    Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në TV21, duke folur për projektin “Qyteti i Sigurt”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë. Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues.

    “Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues. Nëse kjo Qeveri duhet të bjerë për shkak të ‘Safe City’, e më pas të vijë një Qeveri tjetër që ta shfuqizojë projektin dhe secili të vozisë si të dojë, atëherë në rregull – jam i gatshëm ta marr këtë rrezik”, deklaroi Mickoski.

    Mickoski i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për Ligjin për Kundërvajtje. Mickokski tha se me afrimin e datës 1 shkurt, kur pritet të nisë zyrtarisht lëshimi i gjobave, po regjistrohet një ulje e numrit të kundërvajtjeve të evidentuara.

    “Të dhënat tregojnë se më 23 janar u regjistruan mbi 15.000 kundërvajtje, ku në fillim, kishëm mbi 100 mijë shkelje, nga ato 75% janë në Shkup, 5% në Kumanovë, 7% në Tetovë, 5% në korridoin 8 dhe 8% në korridorin 10. Ndërsa më 24 janar 14.000. Ndërkaq më 26 janar ka rreth 8 mijë shkelje të regjistruara. Pra, me afrimin e 1 shkurtit, numri i kundërvajtjeve të regjistruara po zvogëlohet”, tha Mickoski.

    Mickoski ishte i prerë në përgjigjen e tij kur u pyet nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk do të ketë, por shtoi se duhen bërë shumë reforma për të qenë më mirë.

    Gazetari: kryeministër a ka gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Mickoski: Jo!

    Gazetari: do të shkojmë në zgjedhje të rregullta?

    Mickoski: unë të gjithë emisionin fola sa punë të këqija i kemi rregulluar, dhe sa punë duhet të rregullohen. Sa reforma duhet të bëhen për të qenë më mirë. Dhe tash mendoni në fund të emisionit të them PO ne jemi të përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të hargjojmë edhe gjysmë viti”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MBI 200 LËNDIME NË VIT | Kur jeta e punëtorit vlen vetëm 5000 euro

    Lajmi i rradhës

    Lëmoshë apo reformë sociale, çfarë përfiton realisht qytetari kosovar?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë