Rritje e qarkullimit në industrinë e RMV-së

    Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rritje e qarkullimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    “Qarkullimi në industri, totali, në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 ka rritje për 10.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rritje më e theksuar është te produktet intermediar (9.8 %) dhe produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë (13.2 %).

    Rritje më e madhe u regjistrua në tregun e huaj (11.4 %), ndërsa në tregun vendor më pak (6.9 %). Te sektori i riparimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve kemi pasur rritje më të madhe (37.3 %).

    Në krahasim me nëntorin, në muajin dhjetor u regjistrua rënie e qarkullimit industrial.

    Lajmi Paraprak

    Marrëveshja ShBA-RMV: tarifa zero për ta, 15% për ne

    Lajmi i rradhës

    Kosova 18 vjeçe – E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë