Nga vijnë kërcënimet ndaj Grubit, i cili u kthye nga arratia?

    Kërcënimet për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili para dhjetë ditësh u kthye nga arratia, sipas hulumtimit të KOD kanë ndodhur para se të largohet nga vendi.

    Nuk ka njoftim nëse janë hetuar të njëjtat, por jozyrtarisht vijnë nga persona të nëntokës që kanë qenë në burg. Mbi bazën e këtyre kërcënimeve Grubi shpëtoi nga paraburgimi edhe pse, drejtori i Burgut të Shutkës theksonte që nuk do të rrezikohej jeta e tij brenda mureve të burgut të Shutkës.

    Ndërkohë, vazhdojnë përplasjet politike mes partive. LSDM akuzon pushtetin se ka bërë marrëveshje për ta lëshuar Grubin, ndërsa VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se është e frikësuar për atë se çfarë do të thotë Grubi para organeve të drejtësisë.

    Lajmi Paraprak

    Rreziqet dhe pasiguria e re ekonomike për shkak të eskalimeve të luftës në Lindjen e Mesme

    Lajmi i rradhës

    Ambientalistët alarmojnë për shkeljen e rekomandimeve të UNESCO-s për hotelin e Mijallkovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë