EShR: shumë parregullsi në ministrinë që ka drejtuar Grubi

    Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi në planifikimin dhe realizimin e prokurimeve publike brenda Ministrisë për Sistem Politik, periudhë që i referohet mandatit të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit. Gjetja e revizorëve shtetërorë ka rezultuar se Grubi me prokurimet publike ka bërë planifikim jo real. Vlera e dobësisë shkon në 45 për qind.

    “Nga gjithsej 20 kontrata, në 9 prej tyre është evidentuar realizim i ulët, ndërsa 1 kontratë nuk është realizuar fare. Në 18 procedura të zhvilluara janë konstatuar mospërputhje në zbatimin e Ligjit për prokurime publike”, thuhet në raport.

    Sipas revizorëve parregullsi ka edhe në realizimin e kontratave për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme, përkatësisht Marrëveshjen e Ohrit.

    “Janë paguar fatura në shumën 5,2 milion denarë, por atyre nuk u është bashkëngjitur dokumentacion mbështetës (specifikimet e duhura). Nuk është caktuar person për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave Nuk janë nënshkruar nga personi përgjegjës”, vazhdon tutje raporti.

    Parregullsi janë konstatuar edhe te prokurimi i pajisjeve informatike, mbi bazën e kontratës së lidhur prej 999 mijë denarëve, por edhe për këtë prokurim nuk ka specifikime. Gjithashtu për mirëmbajtjen e sistemit të ftohjes dhe ngrohjes, nga kontrata prej 600 mijë denarëve, për 587 mijë denarë nuk janë dorëzuar urdhra pune të nënshkruar nga personi i autorizuar. Bazë për shkelje dhe shpërdorime sipas tyre përbën edhe tenderimi për larjen e veturave prej 354 mijë denarë, por që subjekti nuk ka plotësuar shumë kushte nga tenderi i shpallur. Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, revizioni ka dhënë rekomandime për ndërmarrjen e masave nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës, me qëllim sigurimin e përdorimit transparent dhe të duhur të mjeteve publike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ivana, viktimë e dhunës së vazhdueshme në familje, ndërkohë institucionet mohojnë çdo denoncim zyrtar

    Lajmi i rradhës

    Artisti Albes Fusha sjell ekspozitën e fotografisë bashkëkohore “Le të fillojë gjuetia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë