UEJL mbështet protestën e studentëve shqiptarë për jurisprudencën në shqip

    Të mërkurën në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore, u zhvillua takimi ndërmjet nismëtarëve për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe përfaqësuesve të Parlamentit Studentorë të UEJL-it.

    “Pas Kuvendit Studentor në “Nënë Tereza”, kërkesës sonë për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe i është bashkuar edhe Parlamenti Studentor i Universiteti të Evropës Juglindore. Gjatë takimit të zhvilluar dje mes kryesive të të dy parlamenteve studentore, kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, shprehu përkrahje të parezervë për këtë iniciativë legjitime dhe konfirmoi bashkangjitjen e plotë në mobilizimin e studentëve për protestën që do të vijojë si dhe për gjitha iniciativat që i diskutuam. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtës Shqipe e cila garantohet me ligj të posaçëm për përdorimin e gjuhëve. Ne nuk kërkojmë shërbim, kërkojmë ajo që na takon!”, njoftoi studenti Mevlan Ademi.

    Ademi vlerësoi që ky bashkëpunim është në drejtim të zbatimit të gjuhës shqipe, e drejtë e garantuar me ligj.

    Ndryshe, ditë më parë në kuvend, kryeministri Mickoski duke cituar kushtetutën tha se për të mundësuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, është e nevojshme që kjo të harmonizohet me ligjin. Ai siguroi se po punohet për zgjidhjen e këtij problemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndihma për fëmijët dhe adoleshentët me çrregullime të spektrit të autizmit me ndjeshmëri shqisore

    Lajmi i rradhës

    “Gjenerata Z” e Ballkanit nuk ka ndërmend të largohet nga vendet e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë