Këshillat e akademik Eqrem Çabej për mësuesit

    Eqrem Çabej

    Gjuhëtari dhe albanologu i shquar akademik Eqrem Çabej ka shkruar:

    Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision.

    Ju do të punoni për formimin e njeriut.

    Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.

    Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun:

    • Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.

    • Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.

    • Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.

    • Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

    • Mos jini kategorikë.

    • Gjithçka shikojeni me sy kritik.

    • Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.

    • Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta

    • Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

    • Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

    • Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

    • Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

    • Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

    • Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore….

    Burimi: www.akad.gov.al

    Lajmi Paraprak

    PUNIMET AKADEMIKE NË RMV | Paratë dhe AI po zëvendësojnë dijen

    Lajmi i rradhës

    Makina kineze, spiunë mbi rrota?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë