Sa është shtrenjtuar nafta në Kosovë ditëve të fundit?

    Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota. Pas disa vizitave që i ka bërë Radio Evropa e Lirë më 3 mars dhe 9 mars në disa pika të shitjes, dallimi është i qartë: çmimet e naftës kanë lëvizur të paktën 20 centë brenda pak ditëve. Të hënën është bërë e ditur se për herë të parë prej vitit 2022, çmimi i një fuçie naftë në botë e ka kaluar 100-dollarëshin.


    Çmimet e naftës kanë nisur të rriten prej fillimit të luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.Si kundërpërgjigje, Irani ka goditur baza amerikane në vendet rajonale të pasura me naftë, duke përshkallëzuar tensionet në gjithë Lindjen e Mesme.Në foto: Pikë karburantesh e kompanisë ExFis, në Prishtinë.
    1Çmimet e naftës kanë nisur të rriten prej fillimit të luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.

    Si kundërpërgjigje, Irani ka goditur baza amerikane në vendet rajonale të pasura me naftë, duke përshkallëzuar tensionet në gjithë Lindjen e Mesme.

    Në foto: Pikë karburantesh e kompanisë ExFis, në Prishtinë.
    Shtetet e Bashkuara e kanë nisur luftën për t’i shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit dhe synojnë ndryshim regjimi.Në foto: Çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë HIB, në Prishtinë.
    2Shtetet e Bashkuara e kanë nisur luftën për t’i shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit dhe synojnë ndryshim regjimi.

    Në foto: Çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë HIB, në Prishtinë.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, është i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të naftës, por që ky është, sipas tij “çmim i vogël për t’u paguar” në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Iranit.
    3Presidenti amerikan, Donald Trump, është i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të naftës, por që ky është, sipas tij “çmim i vogël për t’u paguar” në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Iranit.
    Këto ishin çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë Shell më 3 dhe 9 mars.
    4Këto ishin çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë Shell më 3 dhe 9 mars.

    Rritje e menjëhershme e çmimeve të naftës ishte vërejtur edhe më 2022, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.Rritja e çmimit të këtij produkti rrezikon rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve tjera.
    5Rritje e menjëhershme e çmimeve të naftës ishte vërejtur edhe më 2022, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Rritja e çmimit të këtij produkti rrezikon rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve tjera.
    Dhe, kjo është vetëm dita e 10 e nisjes së luftës në Lindje të Mesme.Presidenti Trump ka paralajmëruar se sulmet amerikane kundër Iranit mund të zgjasin të paktën katër javë.Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me çmimet deri atëherë...Në foto: Pompë e kompanisë V-Petrol, në Prishtinë.
    6Dhe, kjo është vetëm dita e 10 e nisjes së luftës në Lindje të Mesme.

    Presidenti Trump ka paralajmëruar se sulmet amerikane kundër Iranit mund të zgjasin të paktën katër javë.

    Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me çmimet deri atëherë…

    Në foto: Pompë e kompanisë V-Petrol, në Prishtinë.

    /REL/

    Lajmi Paraprak

    BARAZIA LIGJORE NUK MJAFTON! | RMV e 42-ta për mundësitë ekonomike të grave

    Lajmi i rradhës

    G7 do të marrë ‘masa të nevojshme’ për të mbështetur furnizimin me energji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë