Gjykata Kushtetuese njoftoi se në seancën e sotme gjyqtarët vendosën të hedhin poshtë të gjitha nismat për kundërshtimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”. Kjo do të thotë se sistemi mbetet në fuqi, përcjell Nistori.
Tri nisma iu paraqitën Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit që lejon vendosjen e sistemit “Qyteti i Sigurt”, dhe të gjitha u bashkuan në një rast të vetëm.
Nismat u paraqitën nga Arben Taravari, Ziadin Sela dhe një student i Fakultetit të Drejtësisë.






