Departamenti për Kontrollin e Brendshëm ka konstatuar se 39 oficerë policie kanë vepruar në mënyrë të gabuar në rastet që lidhen me Stojançe Jovanovski, i akuzuar për tre vepra penale, përfshirë nxitjen e bashkëshortes së tij, Ivanës, për të kryer vetëvrasje. Rasti ishte raportuar si nga bashkëshortja e tij, ashtu edhe nga persona të tjerë, shkruan SP, përcjell Nistori.
Në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet: “Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Penale dhe Standardet Profesionale ka konstatuar mangësi në veprimet e 39 oficerëve të policisë, të cilët kanë trajtuar raportimet për dhunë në familje në këtë rast konkret.”
Pas mbledhjes së informacioneve, Departamenti për Kontrollin e Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka dërguar njoftim Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka një departament të posaçëm për ndjekjen e veprave penale të kryera nga zyrtarë policorë. /Nistori/






