Dështim institucional – Karnavalet Ilire nuk u mbajtën në Tetovë për mungesë financash

    Këtë vit Karnavalet ilire nuk u organizuan në Tetovë, që siç bëri të ditur organizatori Neshat Mehmedi, kjo ndodhi në mungesë të mjeteve financiare. Mehmedi tha se ndihma nga institucionet ishte simbolike, që e pamundësoi organizimin.

    Mehmedi tha se ky është edicioni i 18 i karnavaleve që siç tha, ka pasur edhe promovime të tjera në Prizren, Prishtinë e Kaçanik, duke theksuar mbështetjen që kanë pasur nga biznese dhe individ të caktuar.

    “Mjete të mjaftueshme nuk kemi pasur nga institucionet, dhe vetëm e vetëm që mos të humbet kontinuiteti, falë disa bizneseve dhe individëve që na kanë përkrahur dhe mbështetur që ky eveniment që të vazhdojë edhe këtë vit”, shprehet Mehmedi.

    Lajmi Paraprak

    45 kuzhinierë të rinj në gastronominë e Strugës, por mungesa e fuqisë punëtore mbetet problem

    Lajmi i rradhës

    A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes ShBA-së dhe BE-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë