Zaev: Masat e reja kufizuese po japin efekt kundër virusit Covid-19

    Kreu i qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot ka prezantuar fushatën për vaksinim me moton “Për momente të lumtura, vaksinohu”. Zaev tha se masat e reja kufizuese të Qeverisë po japin efekt dhe se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim.

    “Piku i ri dhe varianti i ri Delta po e dëshmojnë se njëra prej masave më thelbësore që mund të jep rezultate të mira për parandalimin e përhapjes së virusit Korona është imunizimi masiv i popullatës. Në thelbin e masave të reja që i ndërmori Qeveria është ky qëllim dhe po japin efekt. Shikoni numrat pasi janë paralajmëruar masat kemi mbi një milion e 160 mijë doza që janë aplikuar”, tha Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: Fushata “Vaksinohu” do të luftojë dezinformatat

    Lajmi i rradhës

    “Jo, faleminderit. Nuk ka shanse” | Lukaku jep përgjigje të prerë për tifozët e Arsenalit që e duan në skuadër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë