Sali: VLEN do të drejtojë gjashtë ministri pas riorganizimit të Qeverisë

    Partneri i koalicionit VLEN do të udhëheqë me gjashtë ministri pas rikonstruimit qeveritar, kumtoi sot zëvendëskryeministri i parë, ministër për Çështje Evropiane dhe sekretar i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali.

    Ai deklaroi se kuadrove të VLEN-it do t’u takojnë ministritë e Mjedisit Jetësor, e Ekonomisë, e Drejtësisë, e Eurointegrimeve, e Kulturës dhe për Marrëdhënie midis Bashkësive.

    Ende nuk kemi emra final për Drejtësinë dhe Kulturën, do të jenë dy emra të rinj. Nga ministrat aktual jemi të kënaqur si parti dhe do të vazhdojnë tutje. Shëndetësia nuk është pjesë e pakos”, theksoi Sali duke iu përgjigjur në pyetje të gazetarëve me rastin e ngjarjes me të cilën VLEN-i shënoi dyvjetorin si pjesë e koalicionit qeveritar.

    Përderisa e marrin Ministrinë e Marrëdhënieve midis Bashkësive të cilën momentalisht e udhëheq Ivan Stoillkoviq, Drejtësinë dhe Kulturën, VLEN-i e humb Shëndetësinë dhe pozitën e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, të cilët deri tani udhëhiqeshin nga Azir Aliu dhe Arben Fetai, ndërsa supozohet edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

    Sali tha se derisa zgjasin negociatat do të ketë tema të hapura, por që do të qëndrojnë pas këtyre ministrive.

    “Derisa zgjasin bisedimet gjithsesi është që të kemi tema të hapura, megjithatë këtë pjesë që e thash, qëndrojmë pas asaj. Beton do të jenë kur t’i dëgjoni gjatë prezantimit, megjithatë betoni ynë është këtë që e themi”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Pagat e ulëta po e lënë transportin publik pa shoferë

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq njofton se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë