MPJ e RMV-së kërkon sqarime nga Shqipëria për rastin në Qafë Thanë në lidhje me zyrtarët e VLEN

    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ditë më parë u takua me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni në lidhje me rastin në pikën kufitare “Qafë Thanë”, për të cilin deputeti Bekim Qoku nga VLEN njoftoi se kishte një ndalim hyrjeje në Shqipëri për të, deputetin Adnan Azizi dhe zv. sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani, përcjell Nistori.

    Kur u pyetën nga Lokalno nëse Ministria e Punëve të Jashtme ishte njoftuar për një ndalim hyrjeje të zyrtarëve të vendit në Shqipëri, nga MPJ u përgjigjen se kishin kërkuar informacion në lidhje me ngjarjen nga Ambasada e Shqipërisë në vend.

    “Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, me kërkesën tonë, u zhvillua një takim me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Në frymën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, fqinjë dhe aleatë të NATO-s, në takim u kërkua informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me ngjarjen që ndodhi në pikën kufitare të Qafë Thanë, gjatë së cilës shtetasve të vendit tonë nuk u lejua të hynin në Republikën e Shqipërisë”, njoftojnë nga MPJ.

    Ndryshe, drejtori i përgjithshëm i policisë së Shqipërisë, Skënder Hita ka sqaruar se zyrtarët e VLEN-in gjatë ditës së mërkurë nuk janë kthyer mbrapsht në pikën kufitare “Qafë Thanë”. Hita tha se një person që ka qenë bashkë me deputetët Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe me zëvendës sekretarin e qeverisë, Hasim Murtezani, ka pasur probleme me ligjin, dhe se të njëjtit i është ndaluar hyrja në shtet, ndërsa zyrtarët e VLEN-it kanë mundur të kalojnë pikën kufitare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të ndodhë me protestën

    Lajmi i rradhës

    A ka Kosova rregulla të qarta për prodhimet e qumështit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë