PE ia përsërit kërkesën Serbisë: normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

    Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni theksoi se Serbia duhet të tregojë një angazhim real ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar se avancimi në procesin e integrimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.

    Gjithashtu, u ritheksua se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një kusht kyç në rrugën e anëtarësimit.

    “Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”,thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

    Në deklaratë kërkohet gjithashtu organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sipas Parlamentit Evropian janë të nevojshme për tejkalimin e krizës politike në Serbi.

    “Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike”, ka theksuar PE-ja. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pas protestës në Tetovë, Gjykata Kushtetuese: ne gjykojmë procedurën, jo emrat e rrugëve

    Lajmi i rradhës

    Shteti godet kultivuesit e kanabisit mjekësor, revokohen 13 licenca, konfiskohen 40 tonë marihuanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë