Inteligjenca artificiale dhe planifikimi i pushimeve

    Njerëzit në Gjermani po e shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më shumë edhe për planifikimin e pushimeve si dhe për këshilla për destinacionin e udhëtimit, vaksinat ose veçoritë kulturore të vendit.

    Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh nuk ke shumë kohë për të planifikuar pushimet. Prandaj shumë njerëz në Gjermanipo i drejtohen gjithnjë e më shumë inteligjencës artificiale (IA) për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla.

    Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Inteligjencës Artificiale për të zgjedhur destinacionin e tyre të udhëtimit ose vendin për të kaluar pushimet. Gjithashtu 19 për qind e të anketuarve e kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kërkuar akomodime, si dhe bileta avioni dhe treni.

    Këtë të dhëna bazohen në rezultatet e një anketimi përfaqësues të rreth 1.000 vetëve mbi moshën 16 vjeç.

    Rekomandime dhe këshilla 

    Sipas anketës 6 për qind e të anketuarve thanë se e kanë përdorur IA për t’u bërë  një listë të gjërave që duhen të marrin me vete në udhëtim. Ndërsa 5 për qind informohen me ndihmën e inteligjencës artificiale për këshilla lidhur me destinacionin e udhëtimit, vaksinat ose veçoritë kulturore të destinacionit.

    Rreth 17 për qind e kanë përdorur IA-në edhe në vendin e pushimeve për t’u informuar për ekskursioneve dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa 21 për qind kanë kërkuar rekomandime për restorante.

    25 për qind e të anketuarve thanë se kanë përdorur programe të inteligjencës artificiale për të përmirësuar fotografitë e tyre të pushimeve. DW

    Lajmi Paraprak

    Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Qeveria flet me statistika, por kuleta e zbrazët dëshmon krizën e standardit jetësor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë