BDI do të garojë në Bërvenicë me Arkin Jahijin për kryetar komune

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, përcjell Nistori.

    BDI ka bërë të ditur se me kandidaturën e Arkin Jahijit synon një Bërvenicë më të zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetar.

    “Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që i njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre. Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thonë nga BDI.

    Poashtu edhe kandidati Jahiji ka shkruar në Facebook se forca e një komune qëndron te qytetarët e saj, te bashkëpunimi dhe te vlerat që bashkojnë.

    “Para nesh qëndron një mundësi e re për Komunën e Bërvenicës. Një mundësi për të rikthyer besimin, për të dëgjuar më shumë qytetarët dhe për të punuar së bashku për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar. Unë nuk vij me synimin për të ndarë, por për të bashkuar. Nuk vij vetëm për të folur, por mbi të gjitha për të dëgjuar. Besoj se forca e një komune qëndron te qytetarët e saj, te bashkëpunimi dhe te vlerat që na bashkojnë. Kjo rrugë nuk është vetëm e imja. Është një përgjegjësi që dua ta ndaj me çdo qytetar të Bërvenicës, me të rinjtë, gratë dhe burrat, me mërgimtarët dhe me të gjithë ata që e duan dhe duan të kontribuojnë për të ardhmen e komunës sonë.”, shkruan Jahiji.

    Lajmi Paraprak

    Vapa përgjysmon kapacitetin për punë: punëtorët në RMV përballen me rrezikun e temperaturave të larta

    Lajmi i rradhës

    Ideja e Vuçiqit për Ibrin, kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë