Uji shpallet i pijshëm, por qytetarët e Gostivarit ende kanë frikë ta pinë nga çezma

    Përfaqësues nga Shtabi Qendror i Krizës në këtë çezmë ngritën dolli për t’u treguar qytetarëve të Gostivarit se uji është i pijshëm. Por sa në realitet i besojnë kësaj? Ne sot zhvilluam një anketë në qytetin e Gostivarit dhe qytetarët na thonë se akoma kanë frikë të pinë ujë nga çezma, raportojnë nga TV21

    “Nuk e nuk e përdori. Shumë rrallë e përdor. Thashë pijë kafe kështu, kafe me ujë pa gaz, ose gazuar ose pa gazuar”

    “Për mua personalisht, nuk pi. Tani jo, për një kohë të caktuar. Deri kur, nuk e di. Duhet të verifikohet përsëri ajo, të shohim si do të jetë. E pastaj pas 10-15 ditësh, varet… Po frikësohemi, e shihni çfarë ndodhi. Një muaj me arka duke bartur ujë, se si jemi sajdisur në këtë vapë vetëm ju e dini. Kush nëpër fshatra me mbushur këtu. Se a është edhe atje e rregullt, Zoti e di. Po, por jemi sajdisur si kemi mundur…”

    “S’e di vallah, tani nuk mund me pi. Tani s’kam besim. Tani mundet me pi, po tani këto ditë jo.

    -A ke frikë? -Po. Dëgjo, ti je më i ditur nga mua, sot nuk besohet. Të kesh tëj të qartë gjënë.

    “Po frikë ka çdo njeri e ka të tillë të mendjes së vet e ka domethënë. A unë për vete nuk frikohem. Shembull komuna sa e kanë bërë… gjënë mendoj detyrë jonë është, përgjegjësitë para nesh ata e kanë përdorur, edhe ne mund ta përdorim si popull i këtij qyteti”

    “Po frikë ka çdo njeri sipas mënyrës së vet… mendjes së vet domethënë. Kurse unë për vete nuk frikësohem. Për shembull komuna sa e ka bërë… mendoj se detyrë e jona është, përgjegjësitë… para nesh ata e kanë përdorur, edhe ne mund ta përdorim si popull i këtij qyteti.”

    “Nuk pimë, nuk pimë, akoma nuk kam filluar.”

    Dje përfaqësues nga Shtabi qendror dhe lokal i krizës dhanë dritë jeshile që ujë në Gostivar mund të përdoret për pije. Për të garantuar qytetarët ngritën një dolli me ujë nga një çezmë afër komunës së Gostivarit.

    Lajmi Paraprak

    Deri në 72 vjeç në punë? Sindikatat kundër, FMN dhe Banka Botërore kërkon reforma

    Lajmi i rradhës

    Kipper publikon analizat laboratorike: në qumështin LAND nuk ka vaj palme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë