INCIDENT NË NJË KOPSHT NË BEROVË | Punonjësja kallëzohet për “dhunë ndaj fëmijës”, dyshohet se ia shkeli gishtin

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë ngritur kallëzime penale ndaj dy 33-vjeçarëve nga Berova, lidhur me një incident të ndodhur në një çerdhe.

    Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penal ndaj S.D. (33), punonjës në Institucionin Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti në Berovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.

    Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur më 6 korrik 2026, në ambientet e çerdhes, ku S.D. dyshohet se ka shkelur në gisht një fëmijë të mitur.

    Në lidhje me të njëjtin rast, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj A.D. (33) nga Berova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se A.D., në ambientet e të njëjtit institucion, dyshohet se e ka kërcënuar S.D.-në.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit, ndërsa institucionet kompetente pritet të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të personave të kallëzuar.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertja për “Pulse” në Koçan: punimet ndërtimore ishin kryer në mënyrë të paligjshme

    Lajmi i rradhës

    Nga komunat te shteti – Kush do t’i zotërojë pronat publike në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë