Shabani: ASh nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë pa zgjedhje të rregullta

    “Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj në TV21 Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse partia do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës. Shabani tha se nuk janë të interesuar për t’u bërë pjesë e Qeverisë pasi siç tha, fokusi i tyre është në riorganizimin e partisë, përcjell Nistori.

    Shabani tha se pa zgjedhje, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.

    “Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë të bëhemi pa zgjedhje të rregullta”, deklaroi Shabani.

    Shabani foli edhe për atë nëse ka përpjekje për bashkimin e ASh-së.

    “Njëherë le të kalojë kongresi. Pas kongresit, besoj se do të ketë thirrje nga kushdo qoftë, por edhe nga kryetari aktual, do të ketë një thirrje të hapur për të gjithë strukturat e ASh-së që përsëri të bëhemi bashkë, të kemi atë indin tonë që e kemi krijuar”, shtoi Shabani.

    Ai tha se vazhdon të jetë pjesë e partisë, kështu duke demantuar zërat për largim nga ASh. /Nistori/










    Lajmi Paraprak

    Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

    Lajmi i rradhës

    Paga nuk mjafton deri në fund të muajit / Qytetarët: çmimet rriten, të ardhurat mbeten të ulëta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë