Familjarët e viktimave të Llaskarcës: pas 150 seancave, drejtësia kthehet sërish në pikën zero

    Foto: Borçe Popovski, Kolektif

    Familjarët e viktimave të Llaskarcës reagojnë ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për ta rikthyer në Apel procesin gjyqësor. Ata shprehen se informatën e kanë pranuar me mosbesim dhe ndjenjë të fortë padrejtësisë.

    Sipas tyre, pas më shumë se 150 seancave gjyqësore maratonike, vendimi i këtillë i ringjall kujtimet e dhimbshme dhe traumat nga ngjarja tragjike, ndërsa e zvarrit drejtësinë të cilën e presin me vite.

    Familjarët shprehen se si rezultat i tragjedisë familjet kanë pësuar probleme shëndetësore dhe psikologjike, për çka ndërkohë kanë ndërruar jetë katër familjarë të viktimave.

    Ata kërkojnë që të vihet drejtësia pa zvarritje dhe pa kompromise, pasi ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 200 prova në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore”, Grubi reagoi ndaj njërës prej tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë