„Drita Volej“ krijon një mundësi të re për vajzat që kanë pasion volejbollin

    Në Bogovinë ka nisur një iniciativë e re sportive për përfshirjen e vajzave në volejboll. Klubi Drita Volej ka hapur shkollën e volejbollit për vajza të moshës mbi 7 vjeç, me synim zhvillimin e aftësive sportive dhe krijimin e një baze të re të volejbollit në këtë zonë, shkruan Nistori.

    Stërvitjet do të zhvillohen në sallën sportive në Bogovinë, ndërsa programi do të përfshijë mësimin dhe përmirësimin e teknikave të volejbollit, përgatitjen fizike, punën në grup dhe përgatitjen e vajzave për pjesëmarrje në gara.

    Me vajzat do të punojnë profesorët dhe trajnerët Florim Asani dhe Ardian Imeri, ndërsa regjistrimet për të interesuarat tashmë janë të hapura.

    Iniciativa synon t’u krijojë vajzave nga Bogovina dhe rrethina më shumë mundësi për t’u marrë me sport në mënyrë të organizuar, por edhe të nxisë interesimin për volejbollin që në moshë të re.

    Të interesuarit për regjistrim dhe informacione shtesë mund të kontaktojnë trajnerët Florim Asani në numrin 072 771 777 dhe Ardian Imeri në 070 478 502. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Zotëriu i Parë” përmbyll sonte Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës

    Bashkohu

    Informohu në kohë