Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
Pas më shumë se dy dekadash të zhvillimit të markës JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Scandinavian Living Holding ka arritur marrëveshje me JYSK Danimarkë për shitjen e biznesit të saj JYSK dhe kalimin e operacioneve në të tri vendet nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë.
Ajo që nisi me hapjen e dyqanit të parë JYSK në Kosovë, në vitin 2004, është zhvilluar ndër vite në një biznes rajonal me 25 dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj periudhe, biznesi është zhvilluar së bashku me ekipet lokale në të tri tregjet, duke krijuar një prani të konsoliduar të JYSK-ut në rajon.
Gjatë këtyre viteve, tri kompanitë lokale të franshizës kanë bashkëpunuar ngushtë me JYSK Danimarkë për zhvillimin e markës dhe zgjerimin e biznesit në të tri tregjet. Ky zhvillim është mbështetur në përvojën dhe njohjen e mirë të tregjeve lokale, si dhe në fokusin e vazhdueshëm në ofrimin e produkteve cilësore për shtëpinë dhe të një stili jetese të frymëzuar nga tradita skandinave.
“Jemi shumë krenarë për atë që kemi ndërtuar së bashku gjatë këtyre viteve. Nga hapja e dyqanit të parë JYSK deri në arritjen e një rrjeti prej 25 dyqanesh në tri vende, kjo është një arritje që pasqyron punën dhe kontributin e ekipeve tona, besimin e klientëve dhe fuqinë e partneritetit tonë me JYSK. Jemi veçanërisht krenarë që kemi ndërtuar kompani dhe një biznes me standarde të larta, të cilat kanë tërhequr një investim të tillë të huaj të drejtpërdrejtë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nga një grup i fuqishëm ndërkombëtar me një portofol të gjerë markash. Për ne, ky është një vlerësim i rëndësishëm i asaj që kemi ndërtuar ndër vite dhe një moment i rëndësishëm për kompaninë tonë. Jemi të kënaqur që ky biznes po hyn në një fazë të re së bashku me JYSK-un”, thotë Fatmir Zymberi, pronar i Scandinavian Living Holding.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të natyrshëm në zhvillimin e biznesit të JYSK-ut në të tri tregjet. Duke u bërë pjesë e organizimit të drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë, bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë nga investimet e drejtpërdrejta dhe nga fokusi i vazhdueshëm i kompanisë në rritjen e mëtejshme në rajon.
Transaksioni pritet të përfundojë më 1 janar 2027.
Për klientët, shërbimi do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa JYSK do të vijojë t’u shërbejë klientëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut përmes rrjetit ekzistues të dyqaneve dhe kanaleve online.
Rreth Scandinavian Living Holding
Scandinavian Living Holding është kompania mëmë e një portofoli të diversifikuar biznesesh, të cilat operojnë përmes kompanive të saj lokale në rajon.
Në kuadër të këtij portofoli, kompanitë lokale të grupit operojnë biznesin JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në sektorin e ushqimit të shpejtë operojnë bizneset e franshizës KFC në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.
Grupi zotëron dhe operon gjithashtu qendrën e vet logjistike dhe kompaninë Scan Color, ndërsa është një nga investitorët kryesorë në Prishtina Mall.
Përmes këtyre aktiviteteve, Scandinavian Living Holding ka ndërtuar ndër vite një portofol të gjerë biznesesh dhe markash, duke zhvilluar kompani me standarde të larta dhe një prani të konsoliduar në Kosovë dhe në tregjet e rajonit.
*Ky artikull është përmbajtje e sponsorizuar





