Nuredini mohon se për të infektuarit me Covid-19 janë kujdesur familjarët

    Koordinatori i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini sot para mediave ka folur për gjendjen e të lënduarve si dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kujdesin e familjarëve për pacientët e infektuar me Covid-19, njofton Nistori.

    A është e vërtetë se për pacientët me Covid-19 janë përkujdesur familjarët?

    “Une atë prej jush e kam ndëgjuar shpeshherë e keni përmendur edhe më parë, ajo është diçka e dënuar jo vetëm me ligj por është e dënuar edhe me protokoll, bisedojmë se në kohë pandemie nuk mundet njeriu të hyj pa mos u mbrojtur me masa anti kovid dhe ato janë të rezikuar dhe mundin ti infektojnë edhe tjerët. Në spital ka pjesë të repartit që duhet të kujdesen, nëse kanë bërë lëshime, ne kërkuam dhe cilët janë ata persona të spitalit të cilët e kanë mundësuar vizitën nga ana e ndonjë familjari, por presim përgjigje”, deklaroi Nuredini.

    Një kafe nuk mund ta pimë të pavaksinuar ndërsa në spital mund të futemi të pavaksinuar?

    “Ne kemi ftuar të gjithë përgjegjësit e reparteve që kanë qenë përgjegjës për futje dhe dalje edhe ata do të japin deklarata me shkrim dhe do të shofim pastaj do të flas, nëse ka të dhëna në bazë të të dhënave do ketë përgjegjësi edhe dënime”, thotë Gëzim Nuredini.

    A keni numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor, ngase ata që janë futur për tu përkujdesur për familjarët janë ankuar se nuk ka pasur personel të mjaftueshëm mjekësor?

    “Ka lloj lloj spekulime mbas kësaj që na ndodhi tragjedia në çdo mënyrë mundohemi të nxjerrim të dhëna që nuk janë të justifikuara, dje dhe para dy javëve patëm informata se dikush është kujdesur të njejtën gjë e vërejtëm se nuk kishte ndodhur, por tani dhe ju keni të dhëna atëherë do presim informata. Sa i përket personelit mjekësor ne kemi staf mjekësor i cili fatmirësisht jemi si klinikë ma e madhe dhe i kemi angazhuar të gjithë të punojnë në kovid qendër”.

    Duke marrë parasyshë se spitalet kanë qenë të ngarkuara nga të infektuarit me Covid-19, pse nuk është lëshuar në pordorim objekti i ri i kardiologjisë ku atje ka pasur 80 ose 100 shtretër të lirë?

    “Ajo ka qenë pjesë e menaxhmentit ku ne jemi munduar në mënyre racionale në bazë të nevojave dhe në bazë të karakterit të rëndesisë së pasqyrës klinike të pacientit ti sistematizojmë, kështu që menaxhmenti i cili është përgjegjës për kovid ata na kanë sugjeruar në këtë formë të menaxhojmë, sigurisht mos dhashtë Zoti të kishte qenë e nevojshme edhe atë do e bënim”, deklaroi koordinatori i qendrës për Kovid në Tetovë Gëzim Nuredini. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Të lënduarit janë në gjendje stabile

    Lajmi i rradhës

    ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë