Unë jam këtu në Çair, për t’ju thënë personalisht se ne do të vazhdojmë të investojmë në mënyrë të barabartë në çdo komunë, sepse ju e dini se kështu funksionon LSDM – duke u kujdesur për të gjithë qytetarët, me projekte në veprim, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin e mbrëmshëm me qytetarët në komunën e Çairit në Shkup, përcjell Nistori.
“Secili nga këta kandidatë është i gatshëm dhe i motivuar për të punuar për më të mirën për Çairin, ndërsa ne si pushtet qendror do të vazhdojmë të mbështesim projekte kapitale dhe investime që përmirësojnë cilësinë e jetës”, tha Zaev.
Ai tha se sa herë që kalon pranë Çairit, ndalet për të blerë një simit të nxehtë. Ai u tha atyre se LSDM e di që në Çair jetojnë njerëz mikpritës, roje të kulturës së vjetër të Shkupit, por edhe njerëz esnaf, të cilët e kultivojnë traditën. /Nistori/