Sipas DW, mbrëmjen e djeshme në Shkup është sulmuar fizikisht kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.
DW shkruan se Bislimovski është sulmuar nga Arijanit Xhaferi, djali i ish funksionarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferi, që njëherë është edhe pronar i kompanisë për furnizim me rrymë elektrike “U Pauer”. Sipas raportimeve nga dëshmitarët, deri tek konfrontimi fizik ka ardhur pas një zënke verbale në lidhje me licencën e kompanisë në fjalë.