Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e dhjetë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.
Gashi: Haraçina ka shpresë dhe perspektivë
Koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët agjendën e takimeve promovuese të kandidatëve për këshilltarë komunalë e vazhdoi në Haraçinë. Me këtë rast qytetarëve të shumtë të Haraçinës iu drejtua kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
“Haraçinës i duhet një kryetar komune me vlera intelektuale, morale e njerëzore, siç është Naim Sinani, një njeri që e do vendin e tij dhe vërtet dëshiron të kontribuojë për vendin e tij. Dhe, unë jam i bindur se Haraçina do të dijë ta bëjë përzgjedhjen e duhur dhe të pastër.”
“Andaj jam i sigurt se Haraçina ka shpresë dhe perspektivë zhvillimore.”, përfundoi ai.
Bekim Sali: Qytetarët e Çairit meritojnë të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme
I shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunalë, agjendën e vizitave e vazhduam në mëhallën time, te lagjja e ndërtesave në Çair. Kështu pata mundësi t’i ritakoj edhe shumë fqinj e miq, me të cilët e rikonfimuam synimin tonë për të bërë Çairin e Ri, ka theksuar kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali.
Sali tha se kjo lagje, dikur ndër më të bukurat në Çair, gjithnjë e më tepër po përballet me mungesën e hapësirave për parkim. Ai tha se në fund të mandatit kjo temë do të jetë e konsumuar. Këta njerëz meritojnë të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme.
Ahmeti: Agjendën që e kemi paraqitur e kemi menduar dhe studiuar mirë
Nën moton “Zgjidhë jetë voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim
ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunën e Bogovinës ku ka
prezantuar Programin zgjedhor si dhe kandidatin për kryetarë të kësaj
komune, Besnik Emshiu.
“Jemi bashkë këtu që të qëndrojmë krah Besnikut në realizimin e
programit dhe jam shumë i sigurtë se investimet do të bëhen edhe më
shumë. Nuk mund të jesh vend anëtarë i BE pa infrastrukturë, pa
kanalizim e pa lidhje të të gjithë vendbanimeve, e me standarde të
dyfishta. Agjendën që e kemi paraqitur e kemi menduar dhe studiuar mirë,
sepse Agjenda jonë garanton një jetë më cilësore”, ka thënë kështu
kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Mickoski: As 2030-ta nuk është vit kur vendi do të jetë pjese e BE-së
Madje as 2030-ta nuk është viti kur Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm në komunën Gjorçe Petrov.
“Jo vetëm që me LSDM-në nuk ka datë, por edhe Maqedoninë e shtynë në krizë të re në integrimet evropiane që për shkak të krimit të tyre dhe korrupsionit ngjitës, BE-ja u bë cak i largët. A ju kujtohet, na thoshte dilni për Maqedoni evropiane – dhe do të kemi shëndetësi pa pagesë. Kishte bilborde në të cilat porosiste se do të sigurojë studime pa pagesë në Evropë, 250 mijë euro ndihmë çdo ditë, 18 milionë euro për reforma në gjyqësi dhe çka jo tjetër. E cili është realiteti?”, tha Mickoski. /Nistori/